Vendosni fjalën kyçe....

“Biznese të ndyra” – Kampioni i botës bën thirrje për mbylljen e lokaleve të natës në vendlindje


Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka bërë thirrje që të mbyllen të gjitha klubet e natës në Dagestan, pas një ngjarjeje të rëndë para pak ditësh ku pas një përplasjeje me armë humbi jetën një anëtar i Garës Kombëtare të Rusisë, ndërsa dyshhet se autori i ngjarjes është një ish-kampion i arteve marciale.

Një anëtar i Gardës Kombëtare të Rusisë u qëllua të shtunën në mbrëmje pasi një përplasje në një klub nate në Makhachkala, vendlindja e Khabibit.

Pas ngjarjes ku humbi jetën ushtarake, kampioni i botës, Khabib Nurmagomedov postoi një video-mesazh në “Instagram”, duke kërkuar që klubet e natës në vend të mbyllen dhe në vend të tyre të hapen qendra edukative për fëmijëtt e fëmijëve, të cilat ai do i mbështeste personalisht.

Një pyetje kam për patriotët e mi në Dagestan: çfarë përfitimi sjellin klubet e natës?

Më pas ai ripostoi videon e filantropistit lokal Eldar Iraziev, i cili thoshte: “Ju lutemi të ndaloni këtë biznes të pista. Kjo nuk është vrasja e parë që ndodh në këto vende. Me këto para të pista ju po shkaktoni shumë dëme. Nuk është e drejtë. Hapni në vend një qendër për fëmijë, unë personalisht do t’i mbështes këto qendra.”

Khabib Nurmagomedov, i cili ahsut si Irazev është gjithashtu një musliman praktikues, ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj konsumit të alkoolit në të kaluarën.

Në një konferencë shtypi para ndeshjes së UFC-së me Conor McGregor në tetor, irlandezi e provokoi Khabibin duke i ofruar “Proper 12”, uiski i prodhuar prej kompanisë së McGregor por Khabib e refuzoi ofertën, duke thënë: “Unë nuk pi, kurrë nuk pi”, dhe më vonë e quajti McGregor një “pijanec”.