Vendosni fjalën kyçe....

Rama mosbesues ndaj Peleshit? Premtimin e ministrit që sot nuk e mbështeti


 Rama mosbesues ndaj Peleshit? Së fundmi ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe kryeminsitri Rama kanë bërë nga një status në Facebook, me të njëjtë video, për të njëjtin projekt por me tekste të ndryshme. 

Rama është shprehur i rezervuar për pjesën e fillimit te punimeve për kanalin V1 dhe V2 në Krutje të Lushnjës. Ndërsa Peleshi ka premtuar për ndërtimin e këtyre dy kanaleve. Kryeministri është shprehur vetëm për  100 km kanale kryesore dhe dytësore që sipas janë  rindërtuar në Lushnjë, por jo për rehabilitimin e kanalit V1 dhe V2. 

Statuset:

 “MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje të 100 km kanale kryesore dhe dytësore të rindërtuara, që kanë përmirësuar ujitjen për 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
 “Ndërhyrja në rreth 100 km kanale kryesore dhe dytësore kanë përmirësuar ujitjen për rreth 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes. Shumë shpejt fillon puna për rehabilitimin e kanalit V1 dhe V2 po në këtë degë.”, u shpreh Peleshi. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *