Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë me vlerë 1.1 milionë euro në makinë, shqiptari arrestohet mes autostrade në Gjermani


Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi në makinën e tij u zbuluan rreth 13 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Autoritetet prej kohësh kanë patur nën vëzhgim një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet të ishte pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani.

Kështu, në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3.

Gjatë kontrollit, në makinë u gjetën rreth 13 kilogramë kokainë, që kapte vlerën e deri 1.1 milionë eurove.

Sipas prokurorit në Ellëangen dhe policisë kriminale në Aalen, droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës.

30-vjeçari shqiptar thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.

Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë.

 Sipas policisë gjermane, shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Pas arrestimit ata janë mbajtur  në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *