Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri izraelit merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme: Kohë të vështira për zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën tentativën e fundit për të shpëtuar koalicionin që u dobësua pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm.

Netanyahu ka marrë përsipër ta bëjë vetë rolin e ministrit të Brendshëm përkohësisht, shkruan RT.

Kryeministri izraelit ka paralajmëruar ministrat e mbetur kundër shtyrjes për zgjedhje të parakohëshme.

Netanyahu njihet për aftësinë e tij për ta luajtur me mjeshtëri kartën e sigurisë në të kaluarën, mirëpo këtë radhë nuk ka asnjë garanci se do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur bashkë koalicionin e shkatërruar.

Kriza u shkaktua nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Haxhi Avigdor Lieberman, për shkak të zemërimit të tij me marrëveshjen e armëpushimit të miratuar nga Izraeli dhe grupi i armatosur palestinez Hamas.

“Do të doja të thoja se tani kur ne jemi dëshmitarë të një prej periudhave më të vështira në aspektin e sigurisë, nuk mund ta rrëzojmë qeverinë dhe të mbajmë zgjedhje të parakohshme. Kjo është e papërgjegjshme.”, tha Netanyahu.

Kjo krizë u shkaktua nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Haxhi Avigdor Lieberman, për shkak të zemërimit të tij me marrëveshjen e armëpushimit të miratuar nga Izraeli dhe grupi i armatosur palestinez Hamas, pas dhunës në Gaza.

Zgjedhjet e reja janë paraparë të mbahen në mars. Edhe pse Netanyahu lajmëroi se do të drejtonte përkohësisht Ministrinë e Brendshme, sipas burimeve të “Haaretz” ai ka si qëllim ta mbajë atë post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *