Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Bashës: Nëse rrugët e arsyes bllokohen, populli të marrë vetë fatin në dorë


 

[starlist]

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet sot në Berat ku po prezanton platformën e PD-së për të çliruar politikën nga krimi.

Në këtë takim, Basha tha se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi.

Sipas kreut të opozitës, mazhoranca e ka bllokuar nismën për ‘vetting në politikë’ por kjo nismë do të miratohet, siç u miratua ligji i dekriminalizimit.

Basha paralajmëroi se nuk do të kishte deputetë të Partisë Demokratike në Kuvend, pa ikur ata që janë të lidhur me krimin.

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafiozë nga Kuvendi dhe bashkitë.,” deklaroi Basha.

Lideri i opozitës artikuloi nga Berati edhe një kusht tjetër për kapërcimin e krizës politike dhe që ka të bëjë me dekriminalizimin e zgjdhjeve: “Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociueshëm. Pa ndëshkuar krimin elektroral, pa ndëshkuar kryebashkiakët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtesisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg”.

Basha madje ka përmendur me emra politikanët që sipas tij duhej të ishin prapa hekurave.

‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha Basha.

Basha u shpreh se “Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin. Nuk ka për te patur zgjidhje politke pa pastruar politikën nga krimi.”

“Partia Demokratike padyshim do të vijë në pushtet me votë, por nëse alternativat demokratike bllokohen, nëse rrugët e arsyes vazhdojnë të bllokuara, popullit i lind e drejta për të marrë fatin në duart e tyre dhe për të shprrurr të gjitha mjetet e krimit”, tha kreu i PD-së.

[/starlist]

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *