Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i ARRSH-së për drejtuesit e mjeteve: Akset ku duhet të tregoni kujdes


Reshjet shiut dhe të dëborët në disa qarqe në vend, kanë sjellë gjithashtu problemet e para në qarkullim për shkak të kushteve të motit.

Përmes një njoftimi për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë në disa akse duhet të bëhet kujdes.

“Per shkak te reshjeve te dendura te debores qe vazhdojne ne Qarkun e Korces, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bejne thirrje drejtuesve te mjeteve te tregojne kujdes maksimal ndersa udhetojne ne akset Korce-Voskopoje, Korce-Dardhe dhe Korce-Kapshtice.

Kompanite e mirembajtjes kane nderhyre dhe vazhdojne punen per kriposjen dhe mbajtjen e rruges te hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmerine e mjeteve por ato duhet te qarkullojne me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore jane ne terren ndersa konsiderohet shume e rendesishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojne sinjalistiken dhe udhezimet e punonjesve te policise ashtu sikurse gjate oreve te nates te kene kujdes te shtuar.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *