Vendosni fjalën kyçe....

Macron i përgjigjet Trump-it: Të jesh aleat nuk do të thotë të nënshtrohesh


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj postimeve agresive të homologut të tij amerikan, Donald Trump. Macron tha se Franca është shtet aleat dhe një klient i një shteti.

Në pesë postimet e së martës, pas vizitës në Paris në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Trump i kujtoi Francës për humbjen e Gjermanisë në dy luftëra, kur mori një goditje në industrinë e saj të verës dhe të tjera gjëra.

I pyetur në një intervistë, nëse u ofendua nga postimet e Trump, Macron nisi të fliste në mënyrë të përgjithshme për aleancën e gjatë ushtarake midis dy vendeve, nga Lufta e Pavarësisë e Amerikës e më tej, shkruan ABC.net.au.

“Në çdo çast të madh të historisë tonë, ne kemi qenë aleatë dhe mes aleatëve duhet të respektohemi”, tha Macron për televizionin TF1.

 “Nuk dua të dëgjoj pjesën tjetër, besoj se ajo që francezët presin nga unë, nuk është që t’i përgjigjem ‘tëeets’ por është që të vazhdojmë këtë histori të rëndësishme”, vazhdoi më tej Macron.

Macron i hodhi poshtë komentet e Trump, duke thënë se ishin një përpjekje për të luajtur me një audiencë të brendshme, pas humbjeve të tij në zgjedhjet afatmesme.

“Unë mendoj se ai po luan politikë, dhe unë e lejoj që ai të luajë politikën amerikane,” tha ai.

I pyetur nëse ka pasur një keqkuptim më të thellë midis dy vendeve, presidenti francez tha se të jesh aleati i SHBA-ve nuk do të thotë të nënshtrohesh.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë historik dhe do të vazhdojnë të jenë. Është aleati me të cilin marrim të gjitha rreziqet, me të cilat kryejmë operacionet më të komplikuara. Por të jesh një aleat nuk do të thotë të jesh shtet vasal”, tha Macron

Sapo u kthye nga Parisi, ku kishte festuar paqen me krerët e tjerë të botës, Donald Trump e sulmoi ashpër Emmanuel Macron, duke i kërkuar ta bënte Francën të madhe përsëri, pas mosdakordësisë me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *