Vendosni fjalën kyçe....

Lala: Prokuroria ka përgjuar zyrtarë të lartë


Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi mbrëmjen e sotme se zyrtarë të gjitha niveleve në Shqipëri janë përgjuar nga Prokuroria shqiptare.

Lala në studion e emisionit “Opinion”, tregoi se zyrtarë të lartë dhe madje deri tek zyrtarë të Kryeministrisë gjenden të përgjuar në dosjen e Prokurorisë.

“Zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve janë përgjuar nga Prokuroria, duke nisur nga politika, administrata dhe bota e sportit”.

Nga ana tjetër gazetari Vangjeli shtoi një informacion të dhënë nga Preç Zogaj se në prokurori ekzistojnë të pa zbardhura 50 CD të pazbardhura të lidhura me përgjime ku implikohen persona të lidhur me krimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *