Vendosni fjalën kyçe....

“Unë dhe PD-ja morëm fund”-Rama poston video-montazhin, reagojnë demokratët


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë rivalët e tij politikë nëpërmjet një video-montazhi ku shihet kryedemokrati Basha, me masazhin “Unë dhe PD-ja kemi marrë fund“.

Pas kësaj video-je kanë reaguar nga radhët e selisë blu, ku, sekretari i përgjithshëm i PD-së i cili e ka quajtur videomonatazhin të turpshëm për të sulmuar opozitën.

Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.

Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën”-shkruan Bardhi.

Ndërsa nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka përdorur një gjuhë disi më të ashpër për në reagimin e tij ndaj kësaj video duke e quajtur Ramën gaztor.

“A ka kryeministër normal që të dielën në darkë poston video të montuara për kundërshtarin politik?
A ka njerëz që në moshën e Edi Ramës në mbrëmjen e shenjtë të pashkëve merren me video montazhe?
A mundet që drejtuesi i një qeverie në kohën më të keqe për shtetasit e tij gjen kohën dhe poston video të sajuara?
Pa dyshim që një njeri normal në moshën e kryeministrit dhe aq më tepër një kryeministër nuk i bën këto as në kohë normale.
Po beu i Surrelit nuk ka asnjë hall veç se të kënaqë shijet e veta dhe të oborrtarëve me shaka banale dhe sajesa pa kripë.
Nga divani i ngrohtë i shtëpisë mund të qeshesh me video-montazhe, por hallet e shqiptarëve duhen zgjidhur sa më shpejt. Ndaj boll bëre si gaztor se nuk je as në nivelin e Taulant Ballës me këtë lloj humori
”-shkruan Paloka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *