Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e prerë: Rama rrëzohet vetëm me protesta mbarëpopullore


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Durrësi në takimin me strukturat e partisë është shprehur se  rruga e vetme e largimit të kryeministri Rama janë protestat mbarëpopullore. 

monika Kryemadhi

Kryemadhi tha se LSI do bashkëpunojë në të gjitha nivelet me partitë opozitare.

Opozita është bërë bashkë kundra këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend”, akuzoi kryetarja e LSI-së, ndërsa më tej shtoi se, rruga e vetme e largimit të Ramës, janë protestat mbarëpopullore.

Kryemadhi

“Forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë. LSI i jep një rol të veçantë rinisë dhe gruas. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas, janë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *