Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Berat, 28-vjeçarja bie me makinë nga ura në shtratin e Osumit (Video)


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Berat-Skrapar ku një mjet ka rënë nga ura në shtratin e Lumit Osum.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërtop ku 28-vjeçarja Anxhela Ibra ka rënë nga ura e Vërtopit me mjetin e saj tip ‘Audi’ me targë AA723LK disa metra poshtë.

Drejtuesja e mjetit është plagosur rëndë ndërsa bashkëudhëtari i saj nuk ka pësuar lëndime të rënda.

E plagosura është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit e më pas është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *