Vendosni fjalën kyçe....

“Kreu i bandës së Avdylajve tha sot se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave”


Akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit nuk kanë të mbaruar. Së fundmi deputeti i PD-së Luçjano Boçi është shprehur se deklarata në gjykatë e kreut të bandës së Avdyljave se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

“Vangjush Dako ka mashtruar publikisht, kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale. E vërteta është se ai ka miqësi me bandën që bën trafik ndërkombëtar droge nga Amerika latine në Europë, e ka përdorur bandën për të blerë vota dhe më pas i ka dhënë favore nga pushteti i tij dhe i Edi Ramës.

Kreu i bandës së Avdylajve provoi sot se Vangjush Dako, është peng dhe nuk mundet ta mbajë në këmbë alibinë se ai komunikon vetëm me zgjedhësit dhe vetëm për interes të qytetarëve.”, u shpreh Boçi.

 Ai shtoi më tej se Rama po tenton të bllokojë dosjen 339. 

“Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë.

Skema e Edi Ramës për ta paraqitur skandalin në të cilin janë përfshirë ai dhe uzurpatori i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si një normalitet dhe akuzat si luftë politike, nuk do të funksionojë.”, denoncoi ai. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *