Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Kaliforni, rritet në 25 numri i të vdekurëve


Numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni është rritur në 25, sipas zyrtarëve.

Kjo vjen pas 14 trupave të tjerë që u zbuluan pranë qytetit të shkatërruar të Paradise në veri të shtetit, duke e çuar numrin e të vdekurve të konfirmuar atje në 23.

Dy persona të tjerë u vranë në jug, pranë Malibusë.

Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre zjarret e mëdhenj në këtë shtet.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka tërhequr zemërimin duke thënë se menaxhimi i dobët i pylltarisë duhet të fajësohet për zjarret.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *