Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet Kalifornia, humbin jetën 9 persona


Të paktën nëntë persona kanë vdekur nga zjarret më shkatërruese që kanë prekur Kaliforninë në SHBA, në pjsën veriore dhe jugore të saj.

Këto janë zjarret më të shkatërruese prej shumë kohësh në këtë shtet amerikan. Më shumë se 250 mijë persona ëkanë ikur nga banesat për të shmangur rritjen e numrit të viktimave.

Zjarrfikësit nuk kanë mundur dot që t’i vënë nën kontroll flakët në qytetin Paradise, ku deri tani raportohen më shumë se 35 persona të humbur.

Flakët u përhapën edhe në Malibu, ku jetojnë shumë yje të Hollivudit, raportojnë mediat amerikane. Autoritetet thonë se flakët po përhapen më shumë për shkak të erërave të forta si dhe pyjeve me dru të thata.

“Dëmet që kanë shkaktuar zjarret janë tragjike, të pallogaritshme “, tha Mark Ghilarduçi, i zyrës së guvernatorit të Kalifornisë. Presidenti Trump ia ka hedhur fajin për përhapjen kaq të madhe të zjarrit autoriteteve që menaxhojnë pyjet dhe ka paralajmëruar për shkurtim të fondeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *