Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Kaliforninë, numri i viktimave shkon në 9


Rritet në 9 numri i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë. Një zjarr i fuqishëm në jug të Kalifornisë ka përfshirë resortet e plazhit në Malibu, ku kanë shtëpitë shumë yje të Hollivudit, duke lënë ndërtesa të djegura dhe duke bërë që banorët të largohen.

Po ashtu një tjetër zjarr në veri, shkatërroi qytetin e Paradise, duke lënë nëntë të vdekur dhe 35 të humbur, shkruan BBC.

Në total, tre zjarre të mëdha vazhdojnë të shkatërrojnë në të gjithë shtetin. Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është edhe “Thousand Oaks”, ku një person i armatosur vrau 12 vetë të mërkurën në tërbim e sipër.

Autoritetet thonë se zjarri i kampit në veri dhe zjarri i Woolsey dhe zjarri i kodrës në jug po favorizohen nga erërat e forta.

Më shumë se 150,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë zonat, tha Mark Ghilarduçi, i zyrës së guvernatorit të Kalifornisë.

“Shkalla e shkatërrimit të zjarrit është e pabesueshme dhe lënduese,” shtoi ai.

Flaka në Woolsey filloi të enjten pranë “Thousand Oaks”, rreth 40 milje (64 km) në veri-perëndim të qendrës së Los Anxhelos. Një zjarr tjetër, zjarri në kodër, filloi në të njëjtën kohë, gjithashtu afër Thousand Oaks.

Një zjarr tjetër, zjarri në kodër, filloi në të njëjtën kohë, gjithashtu afër Thousand Oaks.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *