Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta takon Macron në Paris: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve


Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron ishte i ftuar në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Meta Makron

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Elysee nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Në takimin që zhvilloi me homologun francez, Presidenti Meta ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre. Në takimin me Macron, Presidenti Meta vlerësoi rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.

Gjithashtu, Presidenti Meta zhvilloi në Paris, një takim të ngrohtë e miqësor me Kryeministrin e Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në këtë takim Presidenti Meta vlerësoi marrëdhënien unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë si edhe shprehu vullnetin për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Izraelit.