Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i jashtëzakonshëm shpëtimi në Turqi, kërkime të furishme çdo minutë për të mbijetuar (Fotot)


Një operacion kërkim-shpëtimi në shkallë të gjerë vijon në Turqinë jugore, ndërsa punonjësit e shpëtimit po punojnë nëpër rrënoja për të shpëtuar jetë orë pas ore.

Mijëra persona janë vrarë e dhjetëra mijëra janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë që goditi provincat juglindore të Turqisë.

Me qendër në rrethin Pazarcik të provincës Kahramanmaras, rajoni u godit nga lëkundje të forta saktësisht në orën 4:17 të mëngjesit të së hënës. I gjithë rajoni pësoi mbi 200 pasgoditje, duke përfshirë edhe provincën juglindore të Gaziantepit.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje).

Një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 goditi në orën 1:24 të pasdites, me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaras, sipas agjencisë turke të fatkeqësive.

Tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta edhe në Sirinë fqinje, ku të dhënat janë disi më kaotike për shkak se vendi është prej shumë kohësh në Luftë Civile dhe jo i gjithi nën kontrollin e qeverisë.