Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane inkurajohet nga përparimi në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit


Ambasada amerikane në Tiranë është shprehur se është inkurajuar muajt e fundit nga përparimi që është bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në njoftimin e ambasadës në faqen e saj në “Facebook” thuhet gjithashtu se për ta çuar më tej punën kërkohet një Ministri e Brendshme funksionale.

Pas shkarkimit të Fatmir Xhafajt, vendin e tij e ka marrë Sandër Lleshi, i cili është emëruar si zv.ministër i Brendshëm pasi nuk u dekretuar nga presidenti Meta.

Pas kësaj kryeministri Rama në seancën e fundit në Kuvend, tha se mosdekretimi i Sandër Lleshit ishte një akt antikushtetues i Metës, ndërsa shtoi se ai do jetë zv.ministër me kompetencat e ministrit dhe do drejtojë institucionin në fjalë.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.” – thuhet në faqen e ambasadës amerikane në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *