Vendosni fjalën kyçe....

Atmosfera e pritjes që arbëreshët i bënë presidentit Meta, del VIDEO


Dalin video nga pritja që arbëreshët i bënë presidentit të Republikës Ilir Meta, në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Miter Korona.

Burra dhe gra, të të gjitha moshave, edhe fëmijë ishin mbledhur për të pritur presidentin shqiptar. Fëmijët mbanin në duar flamurin kuqezi si edhe atë të Italisë.

Gjatë vizitës së tij, presidenti i Republikës Ilir Meta u mirëprit nga Ipeshkvi Donato Oliverio dhe autoritetet vendore të Akuaformozës.

Autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

 “Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.” –tha Presidenti i Republikës.

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.