Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet pak orë para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, presidenti i “Monaco”-s


Manjati i futbollit, Dmitry Rybolovlev, është arrestuar dhe mbahet në paraburgim për t’u marrë në pyetje në kuadër të një hetimi mbi korrupsionin dhe ryshfet, shkruajnë mediat franceze.

Policia kontrolloi vilën 300 milionë dollarëshe të manjatit rus në “Cote d’Azur”, sipas “Le Monde”.

Biznesmeni, pasuria e të cilit vlerësohet në 6.8 miliardë dollarë nga “Forbes”, u arrestua pas kontrollit të policisë në vilën e tij.

Paraburgimi ka të bëjë me një hetim për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” nga autoritetet e Monakos. Rybolovlev , 51-vjeçar u arrestua pak orë para se skuadra e tij e futbollit, “AS Monaco” të luante ndeshjen e Ligës së Kampionëve në stadiumin “Stade Louis II”.

Shtatorin e kaluar, Philippe Narmino, ministri i drejtësisë së Principatës së Monakos dha dorëheqjen nga posti që mbante në lidhje me rastin për të cilin po hetohet edhe manjati rus.

Sipas prokurorëve që po ndjekin çështjen, Rybolovlev dyshohet se ka ushtruar ndikimin e tij si dhe ka paguar para për të bindur autoritetet që të arrestojnë tregtarin zvicerian të veprave të artit, Yves Bouvier, të cilin manjati rus e akuzon për mashtrim në vlerën e qindra milionë dollarëve.

Tregtari zvicerian i veprave të artit, Yves Bouvier


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *