Vendosni fjalën kyçe....

Princi Philip del pas një muaji nga spitali


Bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth II më në fund ka dalë nga spitali. Siç shkruan BBC, princi Philip thuhet se është në gjendje dhe humor të mirë, pas daljes nga spitali ku ka qëndruar për një muaj.

Duka i Edinburgut i cili është 99 vjeç, u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Londrën qendrore në datën 16 Shkurt pasi ishte ndjerë keq.

Ai më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, në një spital tjetër në Londër, Shën Bartholomeu.

Duka tani është kthyer në kështjellën e Windsorit.

Në një deklaratë të martën, Pallati Buckingham tha se duka u lirua “pas trajtimit për një infeksion dhe një procedure të suksesshme për një gjendje para-ekzistuese”.

“Lartësia e Tij Mbretërore dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të… dhe të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre të mira.”– thuhet në deklaratë.

Princi Philip u largua nga një hyrje anësore e spitalit me një karrocë.

Ai dhe Mbretëresha (e cila është 94-vjeçe), e kanë kaluar karantinën në rezidencën e tyre në Berkshire me një grup të vogël të stafit.

Çifti, të cilët kanë qenë të martuar për 73 vjet, i kanë marrë dozat e tyre të para të vaksinës kundër Covid-19 në muajin Janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *