Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi makinën e parkuar në Fier, humb jetën shoferi


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të parkuar.

Sipas njoftmit të Policisë, mësohet se nga përplasja shtetasi që drejtonte mjetin ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i plotë:

Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.K.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *