Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori i Ukrainës urdhëron rishikimin e dosjes “Burisma-Biden”


Kryeprokurori i Ukrainës tha të premten se zyra e tij po ‘kryen një kontroll’ të çështjeve që janë hetuar dhe mbyllur më parë, përfshirë hetimin që përfshinte gjigantin e energjisë ‘Burisma’, pjesë e të cilit kishte qenë edhe djali i ish-zv.presidentit amerikan, Hunter Biden.

Ruslan Ryaboshapka, Prokurori i Përgjithshëm i vendit, tha në një konferencë shtypi se zyra e tij u udhëzua të rishikojë çështjet që janë mbyllur, fragmentuar ose hetuar për t’u siguruar që ato ishin trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

Ai tha se askush nuk u përpoq ta ndikonte atë për të marrë vendimin.

“Tani ne po rishikojmë të gjitha çështjet të cilat janë mbyllur, fragmentuar ose hetuar më herët për të marrë një vendim për rastet kur janë marrë vendime të paligjshme procedurale,” tha ai.

Zyra planifikon të shqyrtojë 15 raste që më parë ishin mbyllur, përfshirë çështjen ‘Burisma’. Kjo nuk do të thotë akoma që Ukraina po hap një hetim të ri që përfshin ‘Burisma’ ose ‘Biden’.

Komenti i tij erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë e Trump po lufton kundër një hetimi për fajësim që përfshin pretendime se presidenti Trump përdori fonde ushtarake si pjesë e një “quid pro quo” (favor në këmbim të diçkaje) me Kievin për të hetuar Biden dhe babanë e tij, ish-zv. Presidentin, Joe Biden.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili foli në telefon me Trump në korrik, tha se ai kurrë nuk ndjeu presion nga Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *