Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Astir, ARRSH: Projekti është zyrtar dhe publik


Ditën e sotme disa banorë të Astirit protestuan që të mos iu prishen ndërtesat dhe mos iu merren pronat e tyre. Ata pretendojnë se shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë

Për këtë protestë ka reaguar edhe  Autoriteti  Rrugor Shqiptar. ARRSH sqaron e tanimë është në fazën e zbatimit projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, rikualifikimi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja përfshirë dhe zgjidhjen e kësaj nyje të trafikut.

“Projekti është zyrtar dhe publik. Me zhvillimin e garës e cila gjithashtu ka qenë publike, janë përcaktuar firmat fituese që do zbatojnë projektin. Në përputhje me përcaktimet ligjore e nënligjore po veprohet në territor nga organet përkatëse të përfshira në proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *