Vendosni fjalën kyçe....

Burri rrëmben armën për të vrarë gruan në Shkodër, arrestohet nga policia


Burri ka tentuar të vrasë gruan e tij me armë në Shkodër.  Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak

arme2

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes duke arrestuar një burrë dhunues.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.  Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *