Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në ish-Bllok, shpallet në kërkim një tjetër person


Në lidhje me vrasjen që ndodhi disa javë më parë, i është shtuar edhe një emër tjetër drejtësisë. Një person tjetër është shpallur në kërkim dhe  prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, kanë firmosur urdhër ndalimin, është Ajaks Boshnjaku.

Ai dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa është mik me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata, edhe kjo e fundit e shpallur në kërkim policor.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

Për këtë ngjarje  Ervis Martinaj po mbahet nën arrest me afat 30 ditor, ndërsa ndaj pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popesku, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Në qeli janë lënë Elion Hato dhe Geldo Hot.