Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite, Emiratet Arabe e katër vende të tjerë i bashkohen BRICS


Gjashtë vende do bëhen anëtarë të plotë të grupit të kombeve BRICS duke filluar nga janari i vitit 2024, pasi kandidaturat e tyre u miratuan nga liderët e shteteve anëtare, njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa. Zgjerimi ishte në krye të axhendës së samitit në Johannesburg këtë javë, shkruan Sputnik.

Argjentina, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u mirëpritën si anëtarë të rinj të enjten. Blloku aktualisht përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

“Ne vlerësojmë interesin e vendeve të tjera në ndërtimin e një partneriteti me BRICS. Ne kemi ngarkuar ministrat tanë të Jashtëm që të zhvillojnë më tej modelin e Vendit Partner të BRICS dhe një listë të vendeve partnere të mundshme. Ne kemi vendosur të ftojmë Argjentinën, Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të bëhen anëtarë të plotë të BRICS. Anëtarësimi hyn në fuqi nga 1 janari 2024.” – tha Ramaphosa në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut.