Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën tragjikisht vajza korçare në SHBA, familja apel për ndihmë (Numrat e llogarisë)


Klivja Çaçi është 25-vjeçarja nga Korça e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Livonia, Westland, SHBA.

Mësohet se ajo humbi jetën rreth orës 06:30 të mëngjesit teksa  po udhëtonte me makinën e saj tip Chevrolet dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.

Menjëherë humbi jetën duke lënë pas shumë dhimbje. Vajza nga Korça prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë. Por ëndërrat u thyen në mes. 

Vendi nga aksidenti në SHBA

Duhet të themi se familja kishte marrë hua për ta dërguar vajzën në Amerikë.  Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë. Familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje pasi ende nuk kanë shumën e nevojshme të parave që të mundësojë udhëtimin e saj të fundit. 

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të rikthehet pranë familjes. Më poshtë keni dy numrat e bankës nëse çdokush do të kontribuojë. 

Numrat e llogarisë: 

AL57202120070000000001376666 në DOLLARË
SGSBALTX
AL42202120070000000011376666 në LEKË
SGSBALTX

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *