Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Itali, humbin jetën 5 persona


Italia është mbërthyer nga shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje nga veriu në jug.

Aktualisht numërohen 5 viktima, 3 në komunën e Lacios në Romë, një në Napoli dhe një në rrethinat e Savonës. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rënies së pemëve. Shpejtësia e erës arriti deri në 100 km/h. Fryrja e lumenjve ka dëmtuar dhjetëra rrugë nga rrëshqitjet e tokës.

Reshjet e dendura detyruan autoritetet në Xhenova e Venecia të japin gjatë natës alarmin e kuq, gjendjen më të lartë të gatishmërisë për katastrofat natyrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *