Vendosni fjalën kyçe....

Conte kontakte me Real Madrid për të zëvendësuar Lopetegui


Antonio Conte është kontaktuar nga përfaqësuesit e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, lidhur me disponueshmërinë e tij, për të zëvendësuar Julen Lopetegui, sipas burimeve SkySports.

Conte është zgjedhja e parë e Perez për të zëvendësuar trajnerin e tanishëm, Julen Lopetegui, nëse ai duhet të shkarkohet nga roli i tij në Bernabeu.

Lopetegui u emërua pasardhës i Zinedine Zidane në qershor, por tashmë e gjen veten nën presion pasi fitoi vetëm gjashtë nga sfidate tij në krye të klubit.

Përfaqësuesit e Perez kanë kontaktuar me Conte, i cili është larguar nga futbolli që kur u zëvendësua nga bashkëpunëtori Maurizio Sarri në Chelsea në korrik.

Burimet e Sky shpjegojnë se ish-menaxheri i Italisë hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Real Madridin verën e kaluar, në mënyrë që të marrë një pushim nga futbolli pas largimit të tij nga Stamford Bridge.

Megjithatë, kuptohet se Conte tani është gati të kthehet në menaxhim nëse Real Madrid e dëshiron atë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *