Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Vezaj: Në dosjen e grupit të Shijakut dhe emri i Vangjush Dakos. Janë ndërruar 5 prokurorë për të mos e nxjerrë


Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, ka deklaruar se në dosjen e grupit të Shijakut, që u godit ditët e fundit, është përfshirë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në një lidhje me “skype” nga SHBA, në emisionin e Artur Zhejit në Ora News, Vezaj tha se në lidhje me grupin criminal të Shijakut,  janë shoqëruar në polici edhe motra dhe mbesa e ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, ndërsa shtoi se anë të përfshirë edhe biznesmenë të fuqishëm në Tiranë dhe në veçanti Vangjush Dako.

“Është shoqëruar edhe mbesa dhe e motra e Z.Ndoka në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë duke u marrë në pyetje. Nuk mund të quhet një grup i strukturuar kriminal. Vëllai i deputetit Arben Ndoka është arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut për trafikun e drogës. Tek rasti i trafikut të drogës në Shijak janë përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë lokalesh të njohura nate, në Tiranë që prej vitesh merren me pastrim të parave. Në këtë dosje është përfshirë edhe emri i kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako. Burimet e mia më thonë se Z.Dako është kapur në përgjime duke kërkuar vota dhe favore ndaj këtij grupi kriminal. Në ditët në vazhdim mund të publikohen edhe fakte.”, tha Vezaj.

Për më tepër, sipas Vezajt, deri më tani janë ndërruar 5 prokurorë, për të mbajtur të fshehtë emrin e Vangjush Dakos lidhur me këtë çështje.

“Deri tani janë ndërruar 5 prokurorë për çështjen që janë arrestuar persona konkretë. Nse në raste të tjera nuk janë ndryshuar prokurorë për dosjen konkrete, dihet se ai prokuror që e ka marrë e ka çuar deri në fund.   

Fakti që këtu janë ndryshuar 5 prokurorë nuk besoj që përsëri zoti Dako të ketë ndonjë përgjegjësi penale sepse nuk e mendoj që ndryshimet që janë bërë të prokurorëve, kam përshtypjen kanë arritur në një pikë që të mos nxirret zoti Dako. Po të dilte Dako është një gjë shumë e rëndë sepse provohet pretendimi i opozitës.

Nuk mendoj se do të nxjerrin Dakon, apo do ta shesin për ta arrestuar, sepse fakti që janë ndryshuar 5 prokurorë, kam përshtypjen se është bërë një marrëveshje, por nuk i shmanget dot faktit që këto përgjime në ditët në vazhdim mund të dalin e publikohen. Përgjimet janë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe informacion nga autoritetet gjermane. Autoritetet gjermanë kanë sjellë letërporosi dhe kjo është arsyeja pse është pritur prej dy vitesh për arrestimet, nga informacionet që kam unë.”, tha më tej gazetari Vezaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *