Vendosni fjalën kyçe....

Çështja “Khashoggi”, Turqia kërkon trupin në pyjet e Stambollit


Për zhdukjen e gazetarit saudit policia turke është duke hetuar në lidhje me ngjarje të rëndë. Gazetarit saudit ende nuk i është gjetur trupi dhe dyshohet se mund të jetë hedhur në një pyll pranë Konsullatës saudite në Stamboll.

Jamal Khashoggi u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, dita kur zyrtarët turq dyshojnë se është vrarë. Kampionë dhe prova të marra nga Konsullata saudite dhe rezidenca e konsullit, gjatë kërkimeve këtë javë, janë testuar për të gjetur një përputhje me ADN-në e Khashoggit.

Kërkimi më i fundit i raportuar në pyllin “Beograd”, afër qytetit Yalova, nisi pasi u ngritën dyshime në lidhje me lëvizjet e mjeteve diplomatike saudite në kohën e zhdukjes së Khashoggit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mohuar ndërkohë të ketë dëgjuar një regjistrim audio, që Turqia thotë se është provë e vrasjes së Khashoggit. “Nuk kam dëgjuar asnjë regjistrim, nuk kam asnjë transkript”, tha ai. Vetë SHBA ka kërkuar që kjo ngjarje e rëndë të zbardhet sa më parë.

Sipas një zyrtari të lartë turk Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite pas një lufte që zgjati tetë minuta dhe se ai vdiq nga mbytja.

Burimi: Time, The Guardian