Vendosni fjalën kyçe....

“Disa materiale në konsullatën saudite ku u zhduk gazetari janë rilyer me bojë” – Erdogan


Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se disa materiale në konsullatën saudite në Stamboll janë rilyer me bojë.

Deklarata vjen pasi hetuesit që po merren me zhdukjen e gazetarit, Jamal Khaggoshi, kontrolluan ndërtesën.

Disa substanca që policia turke po i kërkon në konsullatën saudite në Stamboll, duket se janë zhdukur, u tha Erdogan gazetarëve të martën.

Ai pohoi se “hetimi po shqyrton shumë gjëra të tilla si materialet toksike dhe ato materiale që hiqen duke i pikturuar ato”.

Erdogan nuk e sqaroi më tej pretendimin, duke shtuar vetëm se “shpresoj që ne të mund të arrijmë konkluzione që do të na japin një mendim të arsyeshëm sa më parë”.

Më parë, një ekip mjeko-ligjor turk kaloi nëntë orë duke kërkuar të dhëna dhe mostra të ADN-së të cilat mund të hedhin dritë mbi zhdukjen misterioze të Khashoggit, i cili sipas Ankarasë është vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *