Vendosni fjalën kyçe....

U dështon grabitja, marrin peng 25 persona dhe i përdorin si mur mbrojtës (Videot)


Disa grabitës përdorën 25 pengje si mburoja njerëzore për t’u larguar nga një përpjekje e dështuar grabitjeje në një dyqan lotarie në Brazil.

Momenti i frikshëm u kap në kamera nga dëshmitarë të shumtë që po e ndiqnin ngjarjen direkt.

Ngjarja e tensionuar ndodhi pasi pesë grabitës të armatosur, të veshur me rroba të zeza, u përpoqën të bastisnin një dyqan lotarie në qytetin e Manaus, por tentativa u ndërpre u prish pas mbërritjes së policisë.

Duke u përpjekur që të largoheshin nga vendi i krimit, grabitësit urdhëruan njerëzit që ishin në dyqan që të formonin një unazë mbrojtëse rreth tyre, duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese në ajër.

Situata e pengjeve zgjati disa orë, me 25 personat që përhapeshin përgjatë rrugëve të Manausit, raportoi media lokale. Dëshmitarët pohonin se grabitësit ishin të armatosur me armë zjarri.

Më në fund, oficerët e policisë që kishin rrethuar rrugët aty pranë arritën të fusin grabitësit në një rrugë pa krye, duke i bllokuar ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *