Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhje e përkohshme për gruan që jetonte me tre fëmijët mes pyllit (FOTO)


Pasi e bëri publike gazetarja Anila Hoxha, gruaja e cila jetonte në pyll sëbashku me fëmijët e saj, e kanë marrë te strehëza e grave të dhunuar.

Po për Florinda Lleshin dhe tre fëmijët e saj, ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare, që të vazhdojë jetën e saj nomalisht.

“Me t’u njohur me rastin, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Florinda dhe fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të Tiranës. Gjithashtu, me marrjen e Urdhrit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi social i Bashkisë së Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën”, njofton bashkia e Tiranës.

Po ashtu në njoftim thuhet se “Fundjavë Ndryshe”, ka nisur procedurat për ndërtimin e një banese për Florinda Lleshin dhe 3 fëmijët e saj, që mbase do t’i japë përfundimisht një mundësi gruas me tre fëmijë, për një jetë normale, ashtu sikurse dëshironte.

Në videon e publikuar një ditë më parë nga gazetarja Anila Hoxha tregohet  një kasolle mes pyllit, ku banonte një nënë (Florinda) me tre fëmijët e saj të mitur.

Hoxha shkruan se gruaja është detyruar të ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Vetëm 3 vite më parë, i shoqi e goditi me sëpatë në kokë.

“Iu thotë fëmijëve, hë se nëna juaj është duke shkuar në rrugë të këqija.”, ishte mënyra se si bashkëshorti dhunues u justifikua para fëmijëve, siç tregon edhe vetë gruaja në video.

 “Te lindesh grua …

“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire, djale punetor.

Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke.

Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve . Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres. Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel.

Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re.URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije , dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda.Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj . E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec. Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh t’i takoni dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.”, shkruante gazetarja.

Pamjet nga kasollja në të cilën gruaja me tre fëmijë jeton janë për t’i vënë duart kokës, dhe për Florida Lleshin të rritë fëmijët mes pyllit nuk ka qenë e lehtë. Siç tregon dhe vetë, fëmijët i ushqen dhe me bukë thatë.

E pyetur nga gazetarja se çfarë kërkon, Florinda përgjigjet. “Unë veç një dhomë, dua, nuk dua gjë tjetër. Të jetoj edhe unë si rob, jo si me qenë kafsha”. Këtu përlotet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *