Vendosni fjalën kyçe....

Meta për audio përgjimin Agron Xhafaj: Duhet më shumë transparencë nga qeveria


Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, ka folur për audiopërgjimin ku implikohet Agron Xhafaj vëllai i ministrit të brendshëm e cila ka trazuar shumë ujërat politike në Tiranë.

Për Metën për situata të ngjashme duhet një transparencë me e madhe nga qeveria që të mos lërë shteg për opozitën për të hedhur akuza. Po sipas tij dhe opozita duhet ti ketë më të faktuara akuzat që hedh kundër qeverisë, për të qenë më e besueshme.

E theksoj se është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës. Në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta, për rastet kur ka shqetësime, denoncime nga qytetarët, ngjarje kriminale, pra kur del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëhere lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues.

Së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktuara, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalimin e tyre, dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilët ajo nuk ka besim.”- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *