Vendosni fjalën kyçe....

“A i mbulon dot Rama me Propagandë, 5 vrasje në 12 orë”


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend, ku në qarkun kohor të 12 orëve, janë vrarë 5 persona, tre prej të cilëve me autor kryetarin e degës së PS-së në Mat.

Vokshi ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e sotme e ka nisur duke rastin e një familjeje që u bë me shtëpi të re. Vokshi e konsideron këtë pubikim të kryeministrit, si propagandë, duke thënë se nuk i mbulon dot 5 vrasjet përmes saj.

“A I MBULON DOT RAMA ME PROPAGANDË, 5 VRASJE NË 12 ORË???!!

Kryeministrit sot po i “digjet” shpirti për të qytetarët që jetojnë në varfëri ekstreme për shkak të atij vetë, ENDE NUK KA FOLUR PËR HUMBJEN TRAGJIJE TË JETËS SË 5 qytetarëve, 3 prej të cilëve nga kryetari i Partisë Socialiste të zonës.

A është lajmi mirë që familja e Hysenit u bë me shtëpi të re? Sigurisht që është!! Hyseni dhe të gjitha familjet në Shqipëri meritojnë një jetesë dinjitoze sepse është e drejtë kushtetuese. Por a e zgjidhi problemin e varfërisë Rama? Apo edhe një herë na bëri të qartë të gjithëve, që cdo e mirë, cdo shqiptari duhet t’i vijë vetêm prej tij.”, shkruan Vokshi.

Po ashtu, deputetja e PD-së trajton në thellësi edhe çështjen e varfërisë përmes rastit të publikuar nga Rama. Vokshi ngre pyetje se kush ka paguar për rindërtimin e banesës së qytetarit, procedurat që janë ndjekur për këtë, si edhe nëse do veprohet njëlloj për qindra mijëra familjet shqiptare që jetojnë në të njëjtë skamje.

“Pyetja që lind sot është:
KUSH KA PAGUAR PËR RINDËRTIMIN E SHTËPISË SË HYSENIT?

– Rama apo Manastirlliu sigurisht që nga xhepi nuk kanë paguar asnjë qindarkë, pavarësisht që në mënyrë të neveritshme përdorin edhe skamjen për propagandë;

– Nëse fondet vijne nga buxheti i shtetit, cila është procedura e përzgjedhjes dhe tenderimit? Po për qindra mijëra familjet shqiptare që jetojnë në të njëjtë skamje a do ndiqet e njëjta procedurë? A do ju rindërtohen shtëpitê?

– Nëse është fond privat, pse nuk bëhet transparencë cili biznes e ka rindërtuar shtëpinë? Si është përzgjedhur ai? Çfarë merr në këmbim të ndihmës për propagandën e Ramës?

DHUNUESI NUK BËHET DOT SHPËTIMTAR!!!”, shkruan Vokshi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *