Vendosni fjalën kyçe....

Tentojnë të vjedhin një vilë, arrestohen babë e bir në Lezhë


Dy persona janë arrestuar në Lezhë, gjatë tentativës për të grabitur një vilë. Policia njofton se të arrestuarit janë Bardhok Miza, 42-vjeç, nga Kurbini dhe një 17-vjeçar me inicialet E.M, po nga Kurbini. Këta të dy rezultojnë të jenë babë e bir.

Dy personat janë ndaluar në momentin kur po nxirrnin materialet për t’i transportuar.

“Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për t’i transportuar.

Konkretisht : – Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin – E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si: – frigorifer – tavolinë – karrike – lavatriçe – disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake – etj.

Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

 – Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

 – Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

 Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shoqëruar në ambientët e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *