Vendosni fjalën kyçe....

Hije skandali në futbollin belg, arrestohen trajnerë, gjyqtarë e menaxherë


Zyrat e Anderlechtit dhe Club Brugge, dy klubet më të mëdha të futbollit në Belgjikë, ishin mes atyre që u kontrolluan të mërkurën pasi menaxherët, gjyqtarët dhe agjentët u morën në pyetje si pjesë e një operacioni masiv të policisë në pretendimet e korrupsionit.

Trajneri i Club Brugge, Ivan Leko, thuhet të jetë ndër të ndaluarit, ndërsa ish-shefi i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck, thuhet se është duke u marrë në pyetje, pasi policia heton pretendimet për mashtrim në pagesën e taksave, pastrimit të parave dhe fiksimit të ndeshjeve.

Agjenti me ndikim, Mogi Bayat, i cili është një nga agjentët më të fuqishëm në Ligën Jupiler,  gjithashtu është arrestuar, siç ka ndodhur edhe me agjentin tjetër, Dejan Veljkoviç, raporton shtypi belg.

Gjyqtarët e njohur në futbollin belg, Bart Vertenten dhe Sebasien Delferière, gjithashtu po pyeten nga policia, pasi pretendohet se kanë fiksuar rezultatin e ndeshjeve, sipas “De Standaard”.

Përveç Club Brugge dhe Anderlecht, zyrat e 10 klubeve të tjera thuhet se janë bastisur, duke përfshirë ekipin që kryeson aktualisht renditjen, Genkun.

Klubi i Anderlechtit ka lëshuar një deklaratë për shtyp, duke thënë se po bashkëpunon lidhur me hetimin, ndërsa Club Brugge kanë thënë gjithashtu se do e ndihmojë policinë dhe se nuk ka “asgjë për të fshehur”.

Trajneri i Club Brugge, Ivan Leko


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *