Vendosni fjalën kyçe....

Bruce Willis feston 68-vjetorin, Demi Moore ndan pamje nga ditëlindja


Bruce Willis ka festuar pranë familjes ditëlindjen e tij të 68-të. Moore ka ndarë një video në Instagram ku tregon të gjithë familjen, duke përfshirë gruan dhe fëmijët e ti, duke kënduar “Happy Birthday” ndërsa Willis brohoriste. Ai i fryu qirinjtë dhe e gjithë skena ishte shumë e ngrohtë.

“Gëzuar ditëlindjen, BW! Shumë e lumtur që mund të festojmë sot”, ka shkruar Moore në video. “Të dua dhe e dua familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ngrohta, ne të gjithë i ndjejmë ato”.

Kjo është video e parë e Willis që familja ka shpërndarë që kur ata njoftuan se aktori ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale.

Kur familja zbuloi diagnozën FTD të Willis muajin e kaluar, ata me anë të një deklaratë thanë:

Bruce ka gjetur gjithmonë gëzim në jetë, dhe ka ndihmuar të gjithë ata që njeh të bëjnë të njëjtën gjë.  Kjo do të thotë që bota të shohë se ndjesia e kujdesit ka bërë jehonë. Ne jemi prekur shumë nga dashuria që keni ndarë për bashkëshortin, babanë dhe mikun tonë të dashur gjatë kësaj kohe të vështirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)