Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Mirditë, humb jetën 54-vjeçarja


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku si pasojë një 54-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar personat e terë që ndodheshin në mjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Munaz në Mirditë ku mjeti që drejtohej nga 47-veçari me iniciale A.P., banues në Lezhë ka dalë nga rruga.

“Sot, rreth orës 11:50, në vendin e quajtur Munaz  në Mirditë, shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *