Vendosni fjalën kyçe....

‘Review’-të negative ndaj bizneseve, Spahiu: Kur humbet turizmi, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit


Në seancën plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, reagoi ndaj fenomenit të vlerësimeve negative  ndaj bizneseve, duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Spahiu akuzoi disa nga partitë e vogla opozitare se kanë nxitur këtë veprim, ndërsa theksoi se dëmtimi i turizmit prek drejtpërdrejt familjet shqiptare që jetojnë nga puna në këtë sektor

“Fenomeni që u vu re në ditët e fundit ishte shumë i rëndë, shumë i vështirë për t’u prnauar, por është bërë nën dirigjimin e disa prej opozitave të vogla të Shqipërisë.

Nëse nga pjesa më e madhe e mazhorancës bëhet sakrifica maksimale që të arrijmë objektivin e kërkuar nga shqiptarët, mos bëni të kundërtën.

Kur humbet turizmi, humbet çdo familje e nderuar dhe e respektuar shqiptare që punon me djersën e ballit”, tha Spahiu.