
SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjyqin ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke kërkuar shpalljen e tyre fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen.
Për Fatime Kryemadhin, SPAK kërkoi 7 vite e 6 muaj burg për pastrim parash, dënim që me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite, me kërkesë për pezullimin e ekzekutimit dhe vendosjen në shërbim prove. Për Pirro Xhixhon u kërkuan 4 vite e 6 muaj burg nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg, ndërsa për Ema Çokun 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg.
Sipas SPAK, hetimet kanë evidentuar pasuri dhe transaksione me burime të pajustifikuara, si dhe veprime që, sipas organit të akuzës, synonin justifikimin e tyre.