Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Do të ngrihet një kamp refugjatësh në Portin e Shëngjinit


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se një qendër pritjeje për emigrantët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Deklaratën Meloni e bëri në konferencën për media me kryeministrin Rama, i cili ndodhet në Romë, ku dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për emigrantët.

Meloni u shpreh se Shqipëria do të japë mbështetjen e saj në përballimin e emigrantëve, ndërsa Italia mund të operojë me financime për të bërë këtë lloj seleksionimi.

“Ky bashkëpunim bëhet akoma më e frytshëm. Një muaj më parë në një takim që kemi parë, kemi pasur dhe iniciativa në lidhje me migrimin që t marrim iniciativa të përbashkëta. Ky fenomen nuk luftohet vetëm.

Kemi punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe fikson tre objektiva, luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm pritjes së refugjatëve, dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj, ndërsa Italia mund të operojë me financime për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen. Për numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas në regjimi të caktuar.

Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin de observimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme”, tha Meloni.