Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë të mërkurë, duke refuzuar të futen në galeri në shenjë pakënaqësie për disa çështje që lidhen me kushtet e tyre të punës.
Sipas minatorëve, shqetësimet kryesore lidhen me kontratat e punës dhe pagën e 13-të, për të cilën ata kërkojnë një zgjidhje të qartë nga kompania.
Minatorët shprehen se kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa presin një reagim zyrtar nga drejtuesit e minierës për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Sipas kompanise paga e 13 do ju jepet ne forme shperblimi ne fund viti duke e ndare ne dy pjese gjysmen ne dhjetor dhe qysmen ne qershor te vitit pas ardhes puntoret nuk jan dakort me kete vendim.
