
11 urdhërarreste janë lëshuar ditën e sotme në një hetim të Prokurorisë së Sarandës. Urdhërarrestet janë lëshuar për punonjës të policisë së qytetit, zyrtarë të bashksisë e biznesmenë.
Hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.
Deri tani janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.
Në pranga ka rënë Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel “Oasis”, shkruan Shqiptarja.
Në këtë hotel, Prokuroria ka sekuestruar një kat i dyshuar i i ngritur pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Masë sigurie është lëshuar edhe për efektivin Irakli Koçiaj, kryeinspektorin e IMT-së Eduard Veli, Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të barit Copacabana në Ksamil që u shemb së fundmi nga IMT pasi nuk dispononte lejen përkatëse.
Bari në fjalë çoi dhe në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se kishin lejuar këtë investim pa leje dyshuar nga grupe kriminale, në këmbim të ryshfeteve.
Pak ditë më parë, u arrestuan disa zyrtarë të lartë të policisë së Sarandës të cilët dyshohet se kanë lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil.