Gjykata Kushtetuese kthen në Gjykatën e Lartë çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe i kërkon rishqyrtimin (rigjykimin) e kërkesës
Kushtetuesja e shpalli sot (25 maj) vendimin për kryebashkiakin Erion Veliaj, bazuar në kërkesën dhe ankimimin që kishte depozituar ky i fundit nëpërmjet avokatit ditë më parë.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, e komunikoi vendimin për mediat.
Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë që ta rishqyrtojë çështjen ku Veliaj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.
“Pranimin e pjesshëm të kërkesës. Shfuqizimin e vendimit të datës 8 korrik 2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Vendimi përfundimtar do të zbardhet brenda afateve ligjore të parashikuara”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Veliaj kërkoi ndryshimin e masës dhe kjo u rrëzua më herët, teksa iu drejtua Kushtetueses për zgjidhje ligjore.
Kjo e fundit pasi ka ndërmarrë shqyrtimin ka vendosur rigjykimin e kërkesës për ndryshim mase. Vendimi është marrë 5 me 3 në favor të Veliajt
Vendimi i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në opinionin e Komisionit të Venecias.
Gjykata e Lartë sipas vendimit të Kushtetueses, nuk e ka arsyetuar masën e sigurisë “arrest me burg” që është vendosur ndaj Veliajt, duke ia rrëzuar rekursin dhe lënë në fuqi dy shkallët e para të GJKKO.

