Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkojnë akses në dosjen e SPAK-ut që lidhet me procedurat për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas informacionit zyrtar, çështja do të shqyrtohet në bazë dokumentare në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese.
Dy deputetët pretendojnë se Kuvendi nuk u ka vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë të mbërritur nga SPAK-u, në kuadër të procedurave parlamentare që lidhen me kërkesën ndaj Ballukut.
Kërkesa e tyre synon të garantojë të drejtën e deputetëve për informim dhe akses në materialet që përdoren gjatë shqyrtimit të çështjeve parlamentare me rëndësi kushtetuese dhe penale.
