Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha dënon trajtimin e aktivistëve të “Sumud”: Pamje tronditëse dhe të papranueshme


Ministri Ferit Hoxha ka dënuar me forcë pamjet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistët e  flotiljes humanitare “Sumud”.

Hoxha e cilësoi trajtimin e tyre si “poshtërues dhe të papranueshëm”, duke kërkuar respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar. Ai bëri me dije se Ambasada shqiptare në Tel Aviv është udhëzuar të mbajë kontakt të ngushtë me autoritetet izraelite për t’i ofruar ndihmë konsullore qytetarit shqiptar të ndaluar.

“Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.

Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar” thuhet në reagimin e Hoxhës.