
Sot përfundon afati për partitë politike që të njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri të mërkurën në ora 12:00 janë paraqitur 18 parti politike për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa 4 të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrjen.
Deri tani është regjistruar vetëm një koalicion parazgjedhor – “Koalicija VAKAT”, i formuar nga dy parti boshnjake.
Sipas KQZ-së, afati për aplikim të subjekteve të reja politike zgjat deri më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë deri më 12 maj 2026.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor, shkruan RTK.